Kokaina kishte si destinacion portin e Durrësit, u nis nga Kolumbia

Foto nga porti i Durrësit
17 Maj 2022 | 10:23

Anija “Unistream”, në të cilën u gjendën mëngjesin e sotëm mbi 50 kg kokainë, kishte si destinacion portin e Durrësit.

Në dokumentet e siguruara nga Euronews Albania, anija ishte nisur nga Barranquilla në Kolumbi në 26 prill dhe është ankoruar në Portin e Durrësit një ditë më parë.

Anija që transporton qymyr është në pronësi të një kompanie gjermane, “Unistream GMHB &CO KG”.

Kjo e fundit ka në total 27 anije, por vetëm njëra prej tyre është ankoruar në portin shqiptar.

Kapiteni i anijes është me shtetësi ruse, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar.

Kokaina u gjet mëngjesin e sotëm, e ndara në 2 çanta mes 6 500 ton qymyr që ndodhej në anije.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026