Tetova hyn në karantinë, Teuta Arifi: S’mund të izolohemi për një vit të tërë

4 Qershor 2020 | 13:56

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja shqetësuese e numrit të infektuarve me COVID-19. Sot raportohet për 120 të infektuar, që është rekord që nga nisja e pandemisë. Numri më i madh i të prekurve është në Shkup, ndjekur nga Kumanova dhe Tetova. Ekipi i Euronews Albania shkoi në Tetovë për të inspektuar nëse po respektohen masat dhe se cilat janë shkaqet e kësaj rritje drastike të numrit të të infektuarve në këtë qytet, i cili në fillim të pandemisë kishte një numër shpërfillës rastesh.

Prej sot, në orën 21:00 e deri të hënën, Tetova do të jetë në karantinë të plotë bashkë me Shkupin, Kumanovën dhe disa qytete të tjera ku ka rritje të numrit të të infektuarve. Por, për tetovarët ky vendim është i çuditshëm pasi shumica që intervistuam thonë se, masat po respektohen dhe sipas tyre ora policore dhe karantina nuk është zgjidhje.

“Duhet të respektojmë rregullat patjetër sepse ashtu është rendi. Përafërsisht, disa i respektojnë, disa jo. Problemi është se duhet t’i respektojmë”, shprehet një qytetar.

“Pajtohem deri të hënën. Duhet ta respektojmë deri të hënën, por prej të hënën e tutje duhet të lirohet”, shprehet një tjetër.

Por, nga Instituti i Shëndetit Publik në Tetovë thonë se, pikërisht mungesa e vetëdijes qytetarë ka çuar vendin në një numër të lartë të infektuarish. Naim Skenderi, specialist i epidemiologjisë në ISHP në Tetovë, tha se kjo ka ardhur për shkak të grumbullimeve të mëdha.

“Përveç që nuk janë respektuar masat, gjithsesi numrin e madh të sëmurëve e ka rritur edhe grupimi i njerëzve, sidomos para bankave, postave, marketeve, tani me hapjen edhe të restoranteve, lokaleve dhe qendrave të mëdha tregtare. Kjo në një farë forme i ka relaksuar njerëzit të cilët kanë menduar se virusi u zhduk dhe ai nuk është në mesin tonë, por realiteti flet ndryshe. Virusi është akoma prezent, është mes nesh dhe vazhdon të infektojë njerëz”, thotë Skenderi.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi pranon se tregjet janë vendet ku ka dyndje dhe mos respektim më të dukshëm të masave, por ajo beson thotë se si pushtet lokal e vetmja që mund të bëjnë është që të senzibilizojnë opinionin dhe të dezinfektojnë hapësirat publike, ndërsa iu mbetet qytetarëve respektimi ose jo i masave. Për momentin në Tetovë ka 90 raste aktive të personave të infektuar.  

“Tendenca apo trendi botëror është lirimi i masave, dhe ne nuk mundemi që një vit të tërë të rrimë në karantinë. Por duhet të karantinojmë sjelljet tona, që nënkupton të zvogëlojmë kontaktet dhe të kemi kujdes veçanërisht me të moshuarit. Normalisht kërkesat tona janë që gjithë ato që operojnë në tregje të mbajnë distance dhe të përdorin masa mbrojtëse”, shprehet kryetarja e Komunës së Tetovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026