Thirrjet e Ballës për hetimet ndaj Berishës, kreu i SPAK refuzon të përgjigjet
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi informacion nga SPAK nëse po heton ish-kryeministrin Berisha, të shpallur non grata nga SHBA.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja, refuzoi të përgjigjej, duke i kujtuar Ballës ligjin që vetë kanë miratuar.
“Pse Prokuroria e Posaçme nuk heton 21 janarin, përse prokuroria e posacme nuk po bën transparente cfarë po ndodh me korrupsionin në Gërdec? Çfarë opinioni ka prokuroria shqiptare për ‘non gratën’. Prokuroria shqiptare ka regjistruar ndonjë procedim penal kryesisht për këtë”, tha Balla.
“Unë shpresoj shumë që ju të njejtat mendime që ndatë për një deputet të parlamentit të shqipërisë ti ndani per personat non grata nga ana e partisë socialiste dhe njëkohësisht të merrni masat përkatëse duke qenë se shpallja lidhet për krime zgjedhore”, tha deputetja demorkate Jorida Tabaku, kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.
“Do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që për arsye të kufizimeve ligjore unë nuk do të japë asnjë përgjigje për cështje konkrete dhe gjithashtu nuk do të japë asnjë opinion për institucionet e tjera kushdo qofshin ato. Kjo është e shkuar në ligj, e keni miratuar ju, kështu që unë thjesht do respektojë ligjin që keni miratuar”, tha Arben Kraja, Drejtues i SPAK.
LEXONI GJITHASHTU
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 20:09 Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard
- 20:03 Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore
- 19:50 Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 19:42 Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë