Shqipëria ka plotësuar kushtet, delegacioni i PE së shpejti në Tiranë

20 Maj 2022 | 14:27

Një delegacion i përbërë nga 7 anëtarë të Parlamentit Evropian do të vizitojë Tiranën nga data 23 deri më 26 maj, për të shprehur mbështetjen për avancimin e procesit të zgjerimit të BE-së.

Anëtarët e Komisionit për Punët e Jashtme do të analizojnë progresin e deritanishëm të Shqipërisë dhe nevojën për reforma të mëtejshme për të ecur përpara drejt anëtarësimit në bllokun evropian.

Sipas një njoftimi online të Parlamentit Evropian, euro-deputetët pritet të rikonfirmojnë gatishmërinë e Shqipërisë për të nisur negociatat e anëtarësimit.

Gjithashtu, gjatë vizitës do të trajtohen çështjet e vëna në dukje në raport/rezolutën mbi Shqipërinë që Parlamenti Evropian miratoi në seancën e 19 majit.

Në draftin në fjalë, që trajton progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit, Parlamenti Evropian vlerëson se vendi ynë i ka plotësuar kushtet e nevojshme për të nisur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.

Delegacioni, i udhëhequr nga David McAllister do të takojë liderët politikë të vendit, përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026