Masa ndaj pedofilisë, Manja: Të hiqet përfitimi i uljes së dënimit kur abuzohet me të miturit

5 Qershor 2020 | 14:34

Kuvendi do të ndryshojë Kodin e Procedurës Penale në mënyrë që personat që abuzojnë me të miturit të mos përfitojnë ulje dënimi. Propozimi u bë nga kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, si reagim kundër abuzimit ndaj një 15-vjeçarje nga roja i shkollës, ku ajo mësonte. 

“Aplikimi i gjykimit të shkurtuar në Kodin e Procedurës  Penale ka disa kufizime, dhe do të isha e i mendimit që nga kjo e drejtë që ka Kodi i Procedurës Penale, të mos i jepet e drejta të mos përfitojë asnjë i pandehur kur kemi të bëjmë me krime me të mitur dhe me dhunë në familje”, tha  Manja.

Ministrja e Drejtësisë nga ana e saj theksoi se do të duhen trajnime për strukturat ligjzbatuese në mënyrë që vepra të tilla penale të parandalohen. Por, për sa i përket dënimeve të dhëna ndaj këtyre individëve që abuzojnë me të miturit, drejtuesja e Ministrisë së Drejtësisë u shpreh se kanë qenë shumë të pakta rastet kur është dhënë dënimi maksimal që parashikon ligji.

“Për hir të së vërtetës, në një kërkim që kemi bërë këto ditët e fundit, edhe në bazë të rastit të fundit, numri i atyre që shkojnë në gjykatë dhe janë dënuar është shumë i pakët. Duke filluar nga 2006 dhe deri më sot, në shumë pak raste janë aplikuar dënimi deri në 25 vjet, në të shumtën e rasteve dënimet janë 5-10 vjet, dhe nuk po flasim këtu kur autor është i mituri”, tha ajo.

 Ministrja ishte thirrur ne Komisionin e ligjeve për të raportuar mbi mënyrën e zbatimit nga organi i Prokurorisë të rekomandimeve prioritare të dhëna nga Këshilli i Ministrave për vitin 2019.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026