Alibeaj: PS-ja u tërhoq nga marrëveshja për presidentin, nuk pranon konsensusin
“Partia Socialiste u tërhoq nga marrëveshja për të pasur një president konsensual, i cili duhet të jetë mbi palët.”
Kështu deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj gjatë një deklarate për mediat këtë të premte.
Sipas Alibeajt, kjo tregon se mazhoranca nuk kërkon një proces me konsensus për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit.
“Sot ka pasur në media po edhe nga kontaktet që kam pasur, një tërheqje nga Partia Socialiste. Ne u nisëm nga ideja për të krijuar një president konsensual dhe mbi palët. Kjo tërheqje nga nënshkrimi edhe nga pala tjetër, nuk është gjë tjetër veçse mospranim i mos konsuelitetit të kandidaturës”, tha Alibeaj.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të mblidhet pasditen e së premtes në selinë blu, ashtu siç ishte planifikuar.
Shkak për anulimin e kësaj mbledhjeje, është bërë deklarata e kreut të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili kishte deklaruar më herët se nuk presidenti i propozuar nga opozita nuk zgjidhet në ruandin e dytë e të tretë, Kreu i ri i Shtetit do të zgjidhet nga Partia Socialiste në raundin e katërt.
Ky sqarim i Ballës cilësohet si shkelje e marrëveshjes nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 18:02 Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion