Meta: Mbështes çeljen e negociatave me BE-në pavarësisht prapambetjes së vendit

21 Maj 2022 | 11:29

Presidenti Ilir Meta në konference për shtyp nga ambientet e Presidencës theksoi pikat e Raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, të miratuar pak ditë më parë.

“Në këtë rezolutë janë diagnostifikuar të gjitha problemet që deri tani e kanë bërë të pamundur përparimin europian të vendit dhe çeljen e negociatave”, u shpreh Meta.

“Votimi në parim i kësaj rezolute tregon një qasje të PE-së për të përkrahur politikën e zhvillimit edhe në kushtet e luftës në Ukrainë, megjithatë i ka evidentuar të gjitha problemet kritike Shqipërisë”, shtoi ai.

Meta tha se pavarësisht “prapambetjes skandaloze të vendit”, mbështet çeljen e negociatave me BE-në, pasi “populli e meriton.

Meta theksoi problemet e demokracisë, lirisë së medias e shprehjes, problemet e pluralizmit politik, paralizimin e shtetit të së drejtës, zbatimi i vetingut dhe reforma në drejtësi, korrupsionin “e jashtëzakonshëm”.

“Fakti që përmendet regresi i Shqipërisë me 26 vende në 5 vjet sa i takon indeksit të korrupsionit është një fakt shumë domethënës, fakti që evidentohet regresi sa i takon indeksit të lirisë së mediave nga Reporterët pa Kufij, është po ashtu tregues”, u shpreh Meta.

Meta tha se PE u kërkon figurave politike të ndalojnë “sulmet verbale, fushatat e shpifjeve dhe aktet e frikësimit ndaj gazetarëve”.

“PE rithekson paketën antishpifje të propozuar më parë dhe se mediat duhet të rrisin transparencën dhe decentralizimin, ku në asnjë mënyrë nuk duhet të pendojë aksesin e barabartë të gazetarëve nga informacionet e burimeve qeveritare. Gjithashtu, PE i bën thirrje qeverisë të përmirësojë aksesin në raportimin dhe shqyrtimin e punës së saj përmes kanaleve zyrtare dhe formale si konferencat për shtyp dhe intervistat. PE shpreh shqetësimin serioz për rrjedhjet masive të të dhënave personale”, theksoi Meta.

Meta u bëri thirrje qeverisë, opozitës e shoqërisë civile që të fokusohen te përmbajtja e kësaj rezolute.

Ai tha se çdo rishikim i ligjeve të mediave nga Kuvendi duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias e cila duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026