Serbia duhet të vendosë për rrugën e saj europiane, thotë ambasadori amerikan

22 Maj 2022 | 10:38

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill ka deklaruar se ka ardhur momenti që Serbia të vendosë në lidhje me politikën e saj të jashtme, drejt rrugës së integrimit europian.

Sipas tij, Serbia duhet të vendosë nëse dëshiron të ketë “një ushtri të vetë-mjaftueshme dhe të blejë armë nga vende të ndryshme, apo t’i bashkohet mbrojtjes kolektive”.

Për mediat serbe, Hill është shprehur se ajo çfarë po ndodh në Ukrainë, është situatë krejt ndryshe nga ajo e Kosovës në vitin 1999.

“Për dallim nga e kaluara, kur në Serbi mendohej se ekziston një rrugë e tretë, se vendi nuk ishte as me Lindjen e as me Perëndimin, tani shumica e serbëve mendojnë se ka një rrugë të drejtë dhe duan të zgjedhin rrugën e duhur”, është shprehur Hill, raporton Kosova Press.

Ambasadori beson se të gjithë elementët duhet të jenë në tryezën e bisedimeve.

“Nëse flasim për integrimet euroatlantike, ato janë gjithashtu një element në atë tryezë të bisedimeve. Kur negocion, njëra palë dëshiron një gjë, pala tjetër dëshiron diçka tjetër, por atëherë duhet të flasësh për këtë”, ka përfunduar ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026