Mbi 14 mijë demokratë kanë votuar deri në orën 11:00

22 Maj 2022 | 12:20

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi ka dalë në një deklaratë për mediat, lidhur me procesin zgjedhor për kreun e Partisë Demokratike.

Nga selia blu, Vokshi deklaroi se 14,012 demokratë kanë votuar deri në orën 11:00, teksa shtoi se procesi ka nisur dhe po vijon normalisht.

Ajo u shpreh se lista e cila po përdoret për identifikimin e votuesve është ajo e vitit 2019, si e vetmja listë e plotë e gjetur deri më tani dhe e pranuar si fiktive.

Vokshi pranoi se ka probleme me listat e anëtarësisë, duke shtuar se kjo do të jetë një nga detyrat e para me të cilat do të merret partia pas procesit zgjedhor.

Numri i votuesve deri në orën 11:00 sipas qarqeve

Shkodër 1,287

Lezhë 830

Kukës 1,081

Dibër 650

Durrës 1,005

Tiranë 3,694

Elbasan 1,190

Berat 460

Korçë 1,200

Fier 1,520

Vlorë 570

Në garë për kreun e Partisë Demokratike, është ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-drejtuesi i PD-në Kukës, Ibsen Elezi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë në Twitter një histori që dëshmon qëndrueshmërinë e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA ndër breza. Përmes një postimi, diplomatët amerikanë kanë vënë...
10:16 | 28/07/2026

Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi

Sekretariati i Etikës përjashtoi këtë të martë me 60 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare deputetin Agron Shehaj, pas incidentit të djeshëm në zyrat...
10:11 | 28/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026