Rritja e çmimeve ‘fundos’ familjen me dy fëmijë tetraplegjikë

23 Maj 2022 | 09:19

Azem Cangen, baba i 3 fëmijëve, 2 prej të tyre i ka me aftësi të kufizuara.

Mes dhimbjes ai tregon për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se prej 5 vitesh, ai nuk punon, por kujdeset me bashkëshorten për dy fëmijët, Gentianin 31 vjeç dhe Kledin 21 vjeç, të cilët kanë nevojë për shërbim të vazhdueshëm.

“Kam 5 vjet qe nuk punoj asnjë ditë, çunat janë me peshë të rëndë, do të ngrihen nga krevati, do t’i vëmë në divan, do i ndërrojme se janë me pampersa”, tha Azemi.

Rritja e çmimeve ka goditur gjendjen ekonomike të kësaj familjeje në zonën e Babrruse. Të ardhurat e tyre të vetme janë kempi prej 60 mije lekësh dhe ndihma prej 3 mijë lekësh bonus që u është dhënë te dy fëmijëve para dhe tetraplegjik.

“Jetojmë veç me kempin e fëmijëve. Janë rritur shumë çmimet, të gjitha ushqimet e shportës, që nga qumeshti, djathi, veza. Leku është po ai që ka qenë, siç e merr lekun ashtu ikën. Nëse një pako pampersa bënte 7 mijë lekë, tani bën 10 mijë”, tha babai.

Ai na tregon se mezi pret të marrë kempin e fëmijëve që të shtyjë muajin dhe të paguaje borxhet, pasi shpesh herë i është dashur të marrë dhe ushqime me listë.

“Pres tani të vijë data që të marr lekët, do marr veresie në dyqan ose do më ndihmojë ndonjë njeriu im, na ndihmojnë prej çunave”, tha ai.

Ndonëse Gentiani dhe Kledi nuk komunikojnë, ata arrijnë ta kuptojnë dhimbjen dhe vështirësitë që po kalon i ati për t’i siguruar jetesën kësaj familjeje.

“Të shohësh fëmijët dhe të mos kesh mundësi t’i ndihmosh, edhe ata e përjetojnë keq çdo gjë, ata kuptojnë. Ata veçse nuk flasin, nuk ecin. duan ilaçe se sëmuren vazhdimisht, duan te dalin, por unë dhe gruaja nuk i përballojmë dot dy fëmijët”, tha Azemi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026