Vonesa me shpërblimet, kampioni i peshëngritjes Briken Çalja: Me mua do të përballen në gjykatë, nuk ka rrugë tjetër
Peshëngritësi Briken Çalja nuk ka marrë akoma shpërblimin që i takon me ligj për rezultatet e larta sportive që ka arritur. Për Euronews Albania, ai u shpreh se nuk do të presë më dhe do t’i drejtohet gjykatës për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
“Mbështetja është qesharake, është sikur ne kërkojmë bukë, por ne nuk kemi nevojë për bukë. Unë jam kampion i Evropës dhe nuk kam nevojë për bukë,” – me këto fjalë peshëngritësi Briken Çalja i drejtohet shtetit shqiptar për të marrë atë që i takon me ligj, shpërblimin financiar për rezultate të larta sportive në kompeticionet ndërkombëtare dhe ato kombëtare.
“Unë kërkoj mbështetje siç e ka ligji shqiptar siç i takon një kampioni. Këta mendojnë se duhet t’ju lutesh, por e kanë shumë gabim. Me mua do të përballen në gjykate. Është e pamundur të gjesh një rrugë të mesme për të marrë atë çfarë më takon me ligj,” – thotë kampioni.
Me një vendim të qeverisë të vitit 2018 përcaktohen qartë kriteret që të duhet të përmbushë një sportist për të përfituar shpërblimin financiar.
Të përcaktuara qartë janë gjithashtu edhe shuma që duhet të përfitojë sportisti që ka arritur rezultatet. Institucionet shqiptare kanë marrë edhe konfirmimin e federatës botërorë dhe asaj evropiane të peshëngritës për rezultatet e arritura nga Briken Çalja, por sërish nuk kanë ndërmarrë asnjë hap.
“Detyra ime është te arrij rezultate për të tjerat duhet të kujdeset shteti. Këtu presin të dalësh me doping që të të hedhin,” – vazhdon më tej kampioni i peshëngritjes.
Megjithatë në pritjeje të marrjes së shpërblimit Briken Çalja vijon përgatitjet për sfidat e radhës që janë kampionati kombëtar dhe ai evropian ku synon sërish të tjera medalje.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat