28 policë italianë e holandezë në Tiranë për ‘Conference League’

24 Maj 2022 | 14:12

28 policë italianë e holandezë do të jenë në Tiranë për ndeshjen e “Conference League’.

Kështu u shpreh drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike, Rebani Jaupaj në intervistë për Euronews Albania.

“Për të mbajtur në kontroll këtë kategori tifozësh, në Tiranë kanë mbërritur 14 oficerë italianë dhe 14  holandezë, të cilët kanë njohje të situatave me këto tifozë dhe që do asistojnë në mbarëvajtjen e ndeshjes”, u shpreh ai.

Japuaj tha se në terren do të jenë rreth 2800 efektivë policie.

“Nga sot në mëngjes policia ka kaluar në gatishmëri të përforcuar. Rreth 2800 efektive do jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes. Nga informacionet që kemi nga çdo ekip do jenë rreth 400-500 huligane apo tifozë ‘problematikë’”, u shpreh ai.

Kufizimi i rrugëve do të nisë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 00:00 kur përfundon dhe eventi së bashku me festimet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Memaliaj, ra nga skela gjatë punimeve, punëtori 45-vjeçar transportohet me urgjencë në spital

Një 45-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pasi ka rënë nga skela gjatë punimeve për restaurimin e çatisë së Teqesë së Koshtanit, në zonën rurale të...
12:35 | 17/06/2026

GJKKO lë në burg Florjan Musajn, pjesë e grupit kriminal për trafik droge

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg për Florjan Musajn, të vetmin të arrestuar në kuadër të një operacioni kundër një grupi të...
12:27 | 17/06/2026

Deklarata e deputetes Koçeku për kërcënim, reagon avokati i Bajrave

Avokati i familjes Bajraj ka reaguar pas deklaratës publike të deputetes Marjana Koçeku, duke i cilësuar ato si të pabazuara në prova dhe me karakter...
12:17 | 17/06/2026