Arrestohet Ismail Morinaj në Kukës

25 Maj 2022 | 12:34

Policia ka arrestuar Ismail Morinajn mesditën e së mërkurës në Kukës. 40-vjeçari ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Durrësit ka vendosur që Morinaj duhet të vuajë dënimin me 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Më parë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës kishte vendosur që Morina të lirohej me kusht.

Ismal Morinaj, i njohur ndryshe edhe si Ballist Morina u bë i njohur për shkak të dronit që ngriti mbi stadiumin e Beogradit më 14 tetor të vitit 2014.

Droni mbante në të hartën e Shqipërisë etnike, çka bëri që serbët të shpërthenin në stadium dhe ndeshja të anulohej. Shqipëria e fitoi ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sevaster të Vlorës. Mësohet se është plagosur Shpati Kamberaj, rreth 37 vjeç. Sakaq, bëhet...
07:26 | 05/06/2026

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026