VMRO-DPMNE interpelancë ndaj Talat Xhaferit për ‘shkelje dhe keqmenaxhim’
Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut VMRO-DPMNE do të dorëzojë iniciativë për interpelancë ndaj kryetarit të Parlamentit Talat Xhaferi për shkak të, siç thonë ata, të shkeljeve dhe keqmenaxhimit.
Koordinatori i grupit parlamentar të kësaj partie Nikolla Micevski tha ditëve të fundit se Xhaferi ka dëshmuar se nuk është i denjë për atë post.
Ai pretendon se Xhaferi ka mbyllur deputetët në sallën e Kuvendit me çelës dhe ka ofenduar të punësuarit në Parlament.
“Për Talat Xhaferin nuk ekziston rregullore apo të drejta të njeriut. Ky autokrat ka hyrë në film se është i paprekshëm, prandaj doemos duhet të shkojë sa më larg nga tempulli i demokracisë. Ky është njeriu që ia lejon vetes të hedhë në shportë amendamente të opozitës, të nënçmojë të punësuar në Parlament të cilët refuzojnë t’i zbatojnë urdhrat e tij të paligjshme”, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO DPMNE në Parlament.
Por, kabineti i Xhaferit thotë opozita po e shkel demokracinë dhe se vendimi për mbylljen e dyerve ka qenë në përputhje me rregulloren e shtëpisë ligjvënës në momentin kur votohet në mënyrë nominale.
“Dyert e sallës ishin të mbyllura që shërbimet e Kuvendit të konstatojnë numrin e deputetëve të pranishëm, për të parë nëse ka kuorum për votim. Neni 97 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, parashikon që gjatë votimit nominal të deputetëve, dyert e sallës në të cilën mbahet seanca e Kuvendit të mbyllen dhe nuk lejohet hyrja dhe dalja e deputetëve derisa zgjat votimi”, sqaron zyra e shtypit e Parlamentit.
Tashmë prej disa ditësh opozita në RMV, VMRO-DPMNE po proteston në Parlament duke bllokuar ligje dhe punën e Kuvendit, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik