Lleshaj: I shqetësuar për dekonspirimet e aksioneve të Policisë dhe SPAK

26 Maj 2022 | 18:00

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke komentuar operacionin e fundit ‘Plumbi i Artë’, tha se është një problem mosrealizimi i objektivit.

Sipas tij, problemi i drejtësisë në Shqipëri nuk mund të zgjidhet përmes ndërhyrjeve mekanike duke mos aplikuar kritere morale.

“Ne besojmë se do t’i zgjidhim punët përmes qasjeve mekanike, duke caktuar prokurorë dhe duke u dhënë rroga të larta dhe duke supozuar që po i blemë shtrenjtë këta do të jenë besnikë të ligjit”, tha Lleshaj.

Ish-ministri u shpreh se kriteret e përzgjedhjes së funksionarëve dhe trajtimi i tyre nuk duhet të jenë vetëm material.

“Ne i paguajmë prokurorët më shumë se sa presidenti. Presidenti merr sa gjysma e një prokurori të SPAK-ut apo një oficer i policisë gjyqësore paguhet më mirë se sa ministri i tij. Kemi krijuar një iluzion por kështu nuk zgjidhen punë”, theksoi Lleshaj.

Ai e lidhi këtë edhe me faktin e rrjedhjes së informacionit të çështjeve të ndjeshme duke shtuar se kjo gjë është alarmuese.

Sipas Lleshajt ende nuk është gjetur një mënyrë efikase për të rekrutuar në polici dhe drejtësi persona që nuk blihen me para.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026