Debat për orën policore, kreu i ISHP Shkup: Qeveria pritet ta refuzojë

9 Qershor 2020 | 14:34

Në 24 orët e fundit, 87 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Sërish qyteti më i prekur mbetet Shkupi, ndërkohë që propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive ka ndezur debat në mbledhjen e Shtabit të Krizës.

Shumica e anëtarëve janë kundër vendosjes së orës policore nga ora 22:00 e mbrëmjes deri ne orën 05:00 të mëngjesit. Pjesa më e madhe e anëtarëve të shtabit kërkojnë shtrëngimin e masave për të parandaluar përhapjen.

Drejtori i ISHP-së në Shkup, Shaban Memeti duke folur për “Euronews Albania” thotë se, pritet që qeveria ta refuzoi rivendosjen e orës policore. Sipas tij, shtimi i rasteve lidhet me kujdesin që tregojnë qytetarët pasi raste pozitive ka pasur dhe gjatë karantinës së plotë dhe orës policore.

“Kemi një debat në nivel qeverie, akoma nuk është vendosur por pritet që ta refuzojnë vendosjen e orës policore. Njerëzit duhet ë jenë të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm duke pasur parasysh që ne do të jetojmë me virusin. Nëse nuk jemi të kujdesshëm në përdorim të maskave dhe dezinfektim të duarve dhe distancës sociale, do të ketë të infektuar. Pasi të infektuar kemi pas dhe gjatë karantinës dhe gjatë orës policore”, tha kreu i ISHP-së Shkup.

Lidhur me numrin e viktimave, ku deri tani Maqedonia e Veriut numëron 157 viktima, z. Memeti saktësoi se këtu përfshihen dhe të gjitha rastet ku COVID-19 nuk ka qenë shkaktar i vdekjes. “Mbi 30% janë nga sëmundje të tjera, kardiovaskulare, mushkëritë, diabeti, etj.. Rastet e pastra nga COVID-19 janë shumë më pak”, përfundoi ai.

Lexoni gjithashtu:

87 të infektuar në RMV, debati për orën policore sjell përplasje në Shtabin e Krizës, qeveria vendos sot

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026