Lidhja me Putin, deputetja gjermane: BE të ngrijë bisedimet me Serbinë

2 Qershor 2022 | 10:55

Pas deklaratës së Aleksandër Vuçiçit gjatë seancës së betimit si president i Serbisë në lidhje me Kosovën, deputetja gjermane Renata Alt ka kërkuar ngrirjen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE, raporton KosovaPress.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) Renata Alt, pas deklaratës së Aleksandër Vuçiçit në lidhje me Kosovën për DW-në tha se Vuçiçi tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij.

“Tonet e mprehta nga Beogradi e rëndojnë situatën gjithsesi të tensionuar mes dy vendeve. Fakti që Vuqiçi po rrit njëkohësisht bashkëpunimin me Kremlinin dhe nuk pranon t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Prandaj negociatat e pranimit të Serbisë në BE duhet të ngrihen menjëherë”, tha ajo.

Disa ditë më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se Serbia ka arritur me Rusinë marrëveshje të re për gazin, gjë që ka nxitur reagime të shumta.

Serbia mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për invazionin ushtarak në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026