Vuçiç: Duhet kompromis për marrëdhënie të mirë mes serbëve dhe shqiptarëve

2 Qershor 2022 | 17:58

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë fjalës së mbajtur në forumin “Globsec 2022” në Bratislavë ka folur për Kosovën, duke thënë se nuk ka pse të fshehë se “duhet një kompromis për të mirën e gjithë Ballkanit”.

Sipas tij vetëm një marrëdhënie e mirë mes serbëve dhe shqiptarëve garanton paqen dhe stabilitetin e rajonit.

“Serbia është e vendosur për të vazhduar procesin dhe për arritjen e një kompromisi për një marrëdhënie të mirë mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha Vuçiç.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Sllovakisë, Vuçiç është takuar dhe me përfaqësuesin special të BE për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.

Presidenti serb gjithashtu folur edhe për luftën në Ukrainë ku u përpjekur që të mos e paraqesë veten si aleat të Vladimir Putin.

Vuçiç tha se Serbia ka folur qartë kur vjen puna për mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës.

“Serbia nuk e ka njohur Krimenë si pjesë të Rusisë dhe nuk do ta bëjë. Ne kemi principe, do të mbrojmë të drejtën e Ukrainës më shumë se disa shtete të Perëndimit”, tha ai.

Presidenti serb tha se i ka thënë Putinin se në këtë luftë nuk ka fitore dhe humbje të plotë dhe se gjëja më e rëndësishme është paqja.

“Lufta u kushton jetën njerëzve. Mendoj se paqja është e vetmja gjë që ka rëndësi. I kam thënë Putinit se na duhet një zgjidhje sa më shpejt të që të jetë e mundur”, deklaroi Vuçiç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026