VIDEO | Ushtarët ukrainas festojnë për fitoren e Ukrainës ndaj Skocisë

2 Qershor 2022 | 18:44

Ukraina arriti një fitore të madhe mbrëmjen e djeshme në Skoci, ku mposhti vendasit me rezultatin 1-3 në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalet e “Playoff-it” për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Edhe pse Ukraina ndodhet prej disa muajsh në luftë me Rusinë, ushtarët ukrainas në Kharkiv kanë mundur të shohin ndeshjen e kombëtares së vendit të tyre.

Në rrjetet sociale është postuar një video, ku shihen ushtarët ukrainas të cilët mbajnë armët në duar dhe shohin ndeshjen përmes një celulari brenda një vendstrehimi.

Ata kanë festuar për golat e realizuar nga futbollistët ukrainas dhe për fitoren e ndeshjes.

Ukraina do të përballet me Uellsin në finalen kualifikuese të dielën.

Fituesi do të shkojë në Katar në nëntor për të luajtur në grupin B kundër Anglisë, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Oleksii Potapenko (@realpotap)

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026