PD zgjedh sot sekretarin e përgjithshëm dhe nënkryetarët

3 Qershor 2022 | 09:58

Kryesia e Partisë Demokratike mblidhet sot në orën 14.00 për të miratuar kandidaturat e kryetarit Sali Berisha për sekretar të përgjithshëm, nënkryetarë dhe sekretariatet e Partisë Demokratike.

Po sot në orën 17:00 në selinë e PD, Këshilli Kombëtar do të mblidhet për të votuar këto kandidatura.

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha shpjegoi se struktura e PD-së së drejtuar nga Berisha ndryshon nga ajo e drejtuar nga Basha e Alibeaj duke nisur që nga nënkryetarët.

PD e Alibeajt ka 4 nënkryetarë. Sipas statutit të ndryshuar PD e Berishës ka 2 nënkryetarë. Sipas burimeve kanë shprehur interes për të kandiduar për postin e nënkryetarit Oerd Bylyklbashi, Luçjano Boçi dhe Agron Shehaj.

Për postin e sekretarit të përgjithshëm, nga burime bëhet me dije se është vetëm emri i Flamur Nokës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026