Mbledhja e Kryesisë së PS, Balla: Nesër ‘çojmë’ në Kuvend presidentin e ri
Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet sot në orën 17:00 për të diskutuar për kandidaturat për kreun e shtetit.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se emri i presidentit të ri do të dalë nga mbledhja e kryesisë së PS, duke qenë se sipas tij nuk propozoi asnjë kandidaturë, duke refuzuar të bëhet pjesë e procesit.
“Tani raundin e katër e kemi ne të drejtën dhe dua t’u garantoj dhe kam bindjen e plotë që nesër në orën 18:00, në seancën e nesërme do të zgjidhet presidenti i ri i republikës, i cili e merr detyrën më 24 korrik. Emrat e përmendur janë emra shumë të vlerësuar dhe ne nuk kemi dashur të bëjmë debat publik për emrat. Hedhja me pa të drejtë e shumë emrave nuk i bën mirë kredibilitetit të procesit. Ne do të shkojmë nesër me një emër. Nesër maksimumi brenda orës 12:00 emri do të jetë i depozituar bashkë me firmat përkatëse”, tha Balla.
Tre raundet e para për zgjedhjen e kreut të shtetit dështuan, pasi mazhoranca dhe opozita nuk dorëzuan asnjë kandidat. Në raundin që do të mbahet nesër zgjedhja e kreut të shtetit bëhet me 71 vota.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 13:17 Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë