Gjiknuri: Sot nxjerrim emrin e presidentit të ri, do jetë dinjitioz
Sot pritet të bëhet publik kandidati që Partia Socialiste do të propozojë dhe mesa duket do të votojë për president të republikës.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat e cilësoi paaftësi të opozitës për të diskutuar emrat, refuzimin për t’u bërë pjesë e procesi ndërsa theksoi se kandidati i PS do të jetë dinjitoz.
“Një nga defektet që do ia vendosja në dukje opozitës, është që ishte e paaftë për të diskutuar emra. Për aq kohë sa jemi pjesë një forumi të lartë të PS, aty do të diskutohen të gjitha emrat. Mos u bëni të padurueshëm. Ost pasdite do të mësoni edhe kandidatin që jam i bindur që do të jetë shumë dinjitoz që do ta bëjë siç duhet detyrën e presidentit dhe jo modelin që kemi parë gjatë këtyre ditëve”, tha Gjiknuri.
Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet sot në orën 17:00 për të diskutuar për kandidaturat për kreun e shtetit.
Tre raundet e para për zgjedhjen e kreut të shtetit dështuan, pasi mazhoranca dhe opozita nuk dorëzuan asnjë kandidat. Në raundin që do të mbahet nesër zgjedhja e kreut të shtetit bëhet me 71 vota.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 13:17 Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë