Mbi 8 orë punë në ditë, 1 në 5 punonjës në Shqipëri punon me orar të zgjatur

3 Qershor 2022 | 15:05

47 mijë të punësuar në Shqipëri punojnë mbi 48 orë në javë. Ky numër është sa 19 % e të gjithë të punonjësve me ose pa pagë, të cilët punojnë mbi normën e përcaktuar nga Kodi i Punës, që është 40 orë në javë.

Për këta individë puna merr rreth 10 orë në ditë, kur merren dy ditë pushim dhe 8-9 orë kur merret vetëm 1 ditë çlodhjeje.

Të dhënat tregojnë, se në vitin e pandemisë, orët e gjata të punës prekën një numër më të vogël punonjësish, për t’u kthyer sërish tek e njëjta kuotë, një vit më vonë.

INSTAT ka parë se mbingarkesa në treg e punës përfshin më shumë meshkujt dhe kjo kategori është e lidhur me punën në bujqësi, biznes familjar apo profesionet e lira.

Nga ana tjetër, shifrat zyrtare tregojnë se më shumë se gjysma e të punësuarve punojnë nga 40 deri në 48 orë në javë, dhe pjesa tjetër punon me orë të shkurtra javore nga 15 deri në 39.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026