Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e përshëndeti progresin e arritur nga Maqedonia

3 Tetor 2019 | 08:08

 

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) e përshëndeti progresin e arritur nga viti 2013 nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, duke i dhënë pesë sfera që do të vazhdojë t’i vlerësojë në raportin e radhës, njofton korrespondenti i Agjencisë shtetërore të Maqedonisë së Veriut për lajme MIA nga Strasburgu.

Në rezolutën e miratuar mbrëmë vonë në bazë të raportit të Liz Kristofersen dhe Aleksandar Pocije, APKE i përshëndeti hapat e ndërmarrë, pas periudhës dyvjeçare në tranzicion, për ta “normalizuar” situatën në vend dhe për t’i respektuar standardet e Këshillit të Evropës. Parlamentarët e 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës gjithashtu, e përshëndetën, siç thanë, përmirësimin e “jashtëzakonshëm” në marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me fqinjët.

Megjithatë, ata theksuan se ligjet e sjella para ca kohësh duhet të implementohen në tërësi me qëllim që institucionet shtetërore të jenë më të qëndrueshme, që të përforcohet pavarësia e gjykatave dhe të konsolidohet qeverisja e së drejtës.

Kuvendi vendosi ta vazhdojë dialogun postmonitorues dhe theksoi se raporti i tij i radhës do ta vlerësojë progresin e arritur në konsolidimin e funksionimit të institucioneve demokratike, përforcimin e pavarësisë në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit, përforcimin e kornizave zgjedhore dhe zbatimin e politikave inkluzive për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026