Berisha: Dekreti i Metës për Bajram Begajn është i pavlefshëm
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bojkotuar votimin për kandidaturën e Bajram Begajt, për President të Republikës që po mbahet në Kuvend.
Gjatë deklaratës së tij për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se dekreti i Presidentit Ilir Meta për lirimin nga detyra të Begajt, është i pavlefshëm.
Ai nënvizoi se presidenti humbet fuqinë e dekreteve nëse ndodhet jashtë shtetit, bazuar në të drejtën kushtetuese europiane.
“Në të drejtën kushtetuese europiane, presidenti humbet fuqinë e dekrteeve jashtë territorit të vendit të tij. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kjo është e drejta kushtetuese europiane. Jashtëzakonisht. Kur je jashtë shtetit, kryetar shteti është kryetari i parlamentit”, u shpreh Berisha.
Nga Stambolli, Presidenti Meta firmosi dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke i hapur rrugë votimit të tij në postin e kreut të ri të shtetit.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia