Nis punimet Ballkani i Hapur, katër marrëveshjet që pritet të firmosen
Ka nisur punimet nisma rajonale Ballkani i Hapur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Sot pritet të firmosen katër marrëveshje, për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunim kulturor dhe bashkëpunim në fushën e turizmit.
Në këtë nismë, marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, presidenti Aeksandër Vuçiç dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Në Ohër, marrin pjesë gjithashtu Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, por në rolin e vëzhguesit. Një ditë më parë, liderët e këtyre vendevezhvilluan një darkë pune joformale.
Kosova është i vetmi vend që ka refuzuar të bëhet pjesë e kësaj nisme rajonale. Disa ditë më parë, Kurti ka refuzuar ftesën e homologut maqedonas Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në Ballkanin e Hapur.
Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta