Shqipëria pritet të jetë përfituesja më e madhe e ‘Open Balkan’, thotë Zusi
Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve dhe Eksportuesve tha në emisionin Now në Euronews Albania se Shqipëria pritet të jetë një nga përfituesit më të mëdhenj të Open Balkan.
Sipas Zusit, Open Balkan si një platformë për të përmirësuar mirëqenien dhe rritjen ekonomike të rajonit, do lehtësojë tregtinë për bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat përbëjnë shumicën në Shqipëri.
“Open Balkan sjell vlerë edhe me tre vende, pasi ekziston korridori për të qarkulluar. Në një raport të publikuar nga CEFTA thuhej që nga studimi i bërë vetëm nga proceset e pritjes në pika doganore kishte një humbje mbi 800 mln euro. Kjo ishte humbja vetëm në kufi, por kjo kosto është 3-fish më e lartë në ekonominë brenda. Disa gjëra pozitive kanë ndodhur, por presim që të ndodhin edhe më shumë në të ardhmen. Edhe ne si shqiptarë që e fusim veten tek ata që përfitojmë më pak, por në vetvete kjo është zgjidhja”, tha Zusi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta