Tenderat e rindërtimit, 8 kontrata u fituan nga kompani me pronarë nën hetim
Tetë tendera të rindërtimit janë fituar nga kompani, pronarët e të cilave kanë patur probleme me ligjin.
Euronews Albania ka zbuluar 3 shoqëri që kanë përfituar 18.6 milion euro, pronarët e të cilave kanë qënë nën hetim nga prokuroria.
Kompania G.P.G., ka përfituar 15.8 milion euro tendera për ndërtimin e banesave individuale në zonën e Durrësit.
Gjatë periudhës që është hapur njëri tender, një nga pronarët e kësaj firme, ka qënë nën hetim për skemë mashtrimi me tatimin mbi vlerën e shtuar.
Ai dyshohej se në bashkëpunim me firma të tjera prisnin fatura fiktive për të justifikuar punime dhe shërbime të pakryera, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.
Gjykata ka pushuar çështjen në qershor 2020, disa muaj pasi ai kishte marrë pjesë në garën e projekteve të rindërtimit.
I arrestuar në shtator 2019 dhe nën hetim për skemë mashtrimi me TVSH rezulton edhe një nga pronarët e CEC group. Kompania ka përfituar 4 kontrata nga rindërtimi me vlerë 130 mijë euro.
Dion–Al ka përfituar po ashtu 2.67 milion euro nga rindërtimi, ndërsa një nga pronaret e saj ka qënë nën hetim për skemë mashtrimi me tatimin mbi vlerën e shtuar.
Ligji për prokurimin publik nuk lejon dhënien e tenderave kompanive të cilat kanë pronarë apo administratorë të dënuar. Nga rindërtimi kanë përfituar edhe kompani me pronarë të dënuar dhe nën hetim, pa ditur se cili do te ishte vendimi i gjykatës, çka do të rrezikonte ecurinë e kontratës për një proces emergjent siç ishte rindërtimi.
LEXONI GJITHASHTU
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil