Shifra të frikshme në Maqedoninë e Veriut, 196 raste dhe 8 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë

13 Qershor 2020 | 12:58

Maqedonia e Veriut ka shënuar sot një tjetër rekord negativ sa i përket rasteve me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në RMV bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 196 raste të reja me COVID-19, në 1213 testime të kryera, ndërkohë që 8 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.

Shkupi vijon të mbetet qendra e epidemisë, me 90 raste të reja në 24 orë.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë kryer 42.262 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitive me COVID-19, 3895 persona.

Numri i personave që kanë humbur jetën deri tani nga coronavirus, në Maqedoninë e Veriut është 179.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 790 personave iu është dhënë vendim për izolim, ndërsa 214 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë COVID-19.

Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku janë regjistruar gjashtë shkelje të masës së izolimit-vetizolimit. Nga MPB gjithashtu informojnë se 1071 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026