Diversiteti në çmimet Oscar, premtohet përfshirja e më shumë krijuesve me ngjyrë

13 Qershor 2020 | 17:41

Organizata që ndan çmimet Oscar ose njohur ndryshe si Academy Awards, deklaroi se do të krijojë një grup që do të hartojë direktiva për diversitetin dhe përfshirjen që prodhuesit e filmave duhet të përmbushin, në mënyrë që krijimet e tyre të jenë të pranueshëm për Oscar.

Akademia e Pikturës, Artit dhe Shkencave, që shpesh është kritikuar se nderon shumë pak filma dhe krijues me ngjyrë, u shpreh se kjo iniciativë do të përfaqësojë një fazë të re për promovimin e diversitetit.

Megjithatë, rregullat e reja nuk do të zbatohen për filmat që konkurrojnë për Oscar në ceremoninë e vitit të ardhshëm.

Vitin e fundit filmi “Parasite” (Paraziti), me regji të koreanojugorit Bong Joon Ho, shkroi histori në Oscar duke fituar tre çmime: filmi më i mirë i vitit, filmi më i mirë i huaj dhe regjisori më i mirë i vitit.

Kjo ishte hera e parë që një film jo i gjuhës angleze vlerësohej me çmimin kryesor.

 

Lexoni gjithashtu:

Oscar 2020: “Parasite”, filmi i parë i huaj që rrëmben çmimin Filmi më i Mirë

Filmi “Honeyland” nga Maqedonia e Veriut nominohet për filmin më të mirë të huaj

Oscars 2020: Joker, the Irishman dhe Parasite në garë për çmimin Filmi më i Mirë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026