Andi Bushati: Deklarata e Kim për luftën ndaj korrupsionit, absurde
Analisti Andi Bushati duke iu referuar qëndrimit të ambasadores amerikane, Yuri Kim Konferencën e parë Kombëtare të Anti-Korrupsionit, zhvilluar në sallën e Pallatit të Kongreseve “si diçka që nuk duhet marrë më seriozisht”.
Sipas tij, ambasadorja “nuk luan rolin tradicional që ka ekzistuar në kokën e shqiptarëve për një arbitër që u thotë njerëzve të vërtetën, por thjesht bën lojën e pushtetit”, pasi shtoi Bushati ka dalë kundër raporteve ndërkombëtare për Shqipërinë.
“Tek e dëgjoja të thonte që kjo qeveria e ka rritur përkushtimin në luftën kundër korrupsionit mu duk absurde se së pari këtë gjë nuk e thotë DASH”, tha Bushati.
“Teksa e dëgjoja të thoshte që kjo përpjekje për ta luftuar korrupsionin është e stërmadhe, fjala konkretisht e stërmadhe, nuk ishte në sinton i me atë që thotë Transparency International, ku Shqipëria e Edi Ramës humb vit pas viti vende kundër korrupsionit”, shtoi analisti.
Për analogji, Bushati rikujtoi deklaratën e bërë nga ish-ambasadori Donald Lu për Saimir Tahiri kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm.
“Çfarë na ka treguar praktika. Unë mbaj mend një fjalim të ngjashëm të Donald Lu në një takim të ngjashëm kundër drogës, ku ai tha Saimir Tahiri ka përbërë hapa të stërmëdha në luftën kundër drogës”, tha Bushati.
Analisti shtoi se kjo më pas përdorej nga qeveria sa herë opozita e akuzonte për kanabizim të vendit.
“Rama u përgjigjej, po të kishte kanabis në Shqipëri, kujtoni se nuk do të fliste ambasadori amerikan”, u shpreh Bushati duke shtuar se deklarata të tilla “janë qoka për pushtetin”.
LEXONI GJITHASHTU:
Yuri Kim: Hamendeveria është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta