Nis punën komisioni për reformën territoriale, PD: Duhet riparë me themel
Ka nisur mesditën e së mërkurës mbledhja e parë e komisionit të posaçëm te reformës administrativo-territoriale.
Komisioni bipartizan drejtohet nga Anila Denaj e PS dhe Dhurata Çupi e PD.
Sipas Denajt, ndarja administrative ka ndihmuar ne rritjen e efiçencës së pushtetit vendor. Për deputeten demokrate, reforma territoriale është një dështim, ndaj duhet riparë me themel me qëllim decenetralizimin e mëtejshëm.
“Nuk i mbajtën parasysh dy parakushte në 2014 kur u miratua reforma; që janë moskonsultimi me qytetarët dhe pa konsensusin e opozitës”, tha Çupi.
Në rendin e ditës së mbledhjes së parë është konstituimi i komisionit dhe caktimi i sekretarit.
Për këtë çështje, një ditë më parë grupi parlamentar i PD zhvilloi një mbledhje ku vendosi që gjatë keëtij muaj të evidentojë problematikat që lidhen me ndarjen administrative dhe në fund të korrikut kjo forcë politike të paraqesë propozimet konkrete për hartën e re territoriale.
Për të marrë ekspertizën në këtë fushë PD ka miratuar edhe dy eksperte që janë Agron Haxhimali dhe Roland Bejko.
LEXONI GJITHASHTU:
Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, nuk lejon raportimin e Avokatit të Popullit
Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, doni të shkurtoni 20 bashki. Balla: Po dezinformon qytetarët
“Prej 10 vitesh flitet për ligjin e investimeve strategjike”, Tabaku: Kemi kërkuar vazhdimisht pezullimin e tij
- 15:34 Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, nuk lejon raportimin e Avokatit të Popullit
- 15:25 Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
- 14:43 Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
- 14:29 Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
- 14:20 Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
- 14:20 Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona