Rrëfimi i prindërve të të zhdukurit Ulvi Skana: E morën në pyetje për vrasje
Prindërit e Ulvi Skanës që humbi kontaktet me familjarët që prej 17 majit, rrëfejnë detaje për jetën e djalit të tyre, dhe ndajnë dyshimet për arsyen e zhdukjes.
E ëma dhe i ati thonë se 29-vjeçari Ulvi ishte njeri i qetë, jetonte me familjen dhe nuk punonte.
Familja jetonte me të ardhurat e prindërve, dhe me ndihmën e djalit tjetër të tyre, që jeton në Gjermani.
Nëna tregon se djali ka qenë në Belgjikë dy javë para se të zhdukej më 14 maj ka ardhur nga Belgjika, dhe më 17 u zhduk.
Ulvi shkoi në Belgjikë për të punuar, pasi kishte marrë ekspuls në Gjermani, por u kthye pasi nuk gjeti punë, thonë prindërit.
“Nuk ndenji për të pritur sa të gjente punë, pasi nuk kishte para për ta shtyrë jetesën”, tha e ëma.
Policia dyshon se bëhet fjalë për rrëmbim.
E ëma thotë se djali i saj rrinte natën jashtë, dhe vinte në shtëpi në mëngjes dhe e kalonte ditën në gjumë.
Kjo i bën prindërit të dyshojnë se djali i tyre ka qenë i përfshirë me njerëz që merren të paligjshme, gjë që mund të ketë çuar në rrëmbimin e supozuar. Ata dyshojnë se bëhet fjalë për lekë që i kishin borxh, të cilat ishin fituar, me anë të një “loje letrash”.
“E kanë futur në kurth me 200 mijë lekë të vjetra borxh”, tha e ëma.
Nëna tha po ashtu se para zhdukjes, policia e ka marrë djalin në pyetje për vdekjen e Can Karriqit, e kanë mbajtur 12 orë dhe e kanë rrahur.
Por, prindërit nuk dyshojnë se ajo ngjarje mund të lidhte me zhdukjen e djalit të tyre.
Ata dyshojnë se djali i tyre është rrëmbyer, dhe i bëjnë thirrje policisë për ta gjetur.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta