FOTO | Bllokimi i rreth 500 mijë eurove në Durrës, Euronews Albania zbulon identitetin e shoferit të arrestuar
Ditën e djeshme autoritetet portuale në Portin e Durrësit bllokuan rreth 500 mijë euro të padeklaruara të cilat ishin fshehur në një kamion tip “Renault”.
Pas zbulimit të shumës së parave, Policia Kufitare shoqëroi shoferin e kamionit, i cili u mor në pyetje rreth ngjarjes.
Gazetari i Euronews Albania Xhevahri Zhabina ka siguruar procesverbalin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Durrësit si dhe foton e shoferit 56-vjeçar nga Tirana, i identifikuar si Andon Thanasi.
Por, çfarë përmban konkretisht procesverbali dhe cilat ishin prerjet e eurove të bllokuara dje në Portin e Durrësit.
Euronews Albania sjell të plotë shënimet e oficeres së Policisë Gjyqësore, Emiljana Mema e cila nga këqyrja e vendit të ngjarjes konstatoi se në kamion ishin fshehur 498, 850 euro.
Prerjet e eurove të bllokura në Portin e Durrësit
1-Tetëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e katër kartëmonedha të prerjes 20 euro.
2-Një mijë e njëqind e shtatëdhjetë e tre kartëmonedha të prerjes 10 euro.
3-Treqind e shtatëdhjetë kartëmonedha të prerjes 5 euro.
4- Pesë mijë e shtatëqind e njëzet e pesë kartëmonedha të prerjes 50 euro.
5- Një qind e pesëdhjetë kartëmonedha të prerjes 100 euro.
6-Dy kartëmonedha të prerjes 200 euro
7- Një kartëmonedhë e prerjes 500 euro.
Autoritetet shtetërore vijojnë hetimet për të zbuluar destinacionin e parave, të cilat u gjetën të fshehur në shasinë e kamionit. Nga hetimet paraprake dyshohet se shuma e parave është siguruar prej aktivitetit kriminal, por përgjigjen finale për këtë pritet ta japin strukturat e drejtësisë.
Lexoni gjithashtu:
Policia jep detaje, në portin e Durrësit u kapën gjysmë milioni euro
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat