Situata e COVID-19 në RMV nuk njeh përmirësim, 9 viktima e 162 të infektuar

14 Qershor 2020 | 15:25

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut vijon të rritet çdo ditë me numra alarmantë. Vetëm në 24 orët e fundit nga testimi i 778 personave, 162 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me coronavirus. Shumica e të infektuarve janë nga Shkupi, 92 persona dhe Tetova me 32.

Ndërkohë, gjatë ditës së fundit 9 persona kanë ndërruar jetë. Dy prej tyre kanë vdekur në  Klinikën Infektive, ku bëhet fjalë për një pacient 62 vjeç nga Tetova, i shtruar në spital një ditë më parë dhe një tjetër po i të njëjtës moshë nga Shkupi, i shtruar në spital tre ditë më parë.

Sa i takon numrit të personave të shëruar, në 24 orët e fundit kanë lënë spitalet 5 pacientë. Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë kryer mbi 43 mijë teste të COVID-19 nga të cilët 4 057 kanë rezultuar të infektuar. Në total, numri i pacientëve të shëruar është 1 710 kurse numri i rasteve aktive është 2 159 persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026