Agim Kajmaku: Nuk di asgjë për kokainën
Ish-kreu i bashkisë Vorë, Agim Kajmaku nuk e ka pranuar akuzën e trafikimit të drogës pas arrestimit këtë të hënë në Itali.
Ai u kap me gati 20 kg kokainë në një zonë pranë San Benedettos, që hetuesit ende nuk e dinë se nga ka mbërritur.
Droga ishte fshehur në vazot e luleve që Kajmaku kishte blerë bashkë me nipin e tij.
Të dy janë ende të burgosur në burgun e Fermos. Ata vazhdojnë të përsërisin se nuk dinë asgjë për praninë e drogës, shkruajnë mediat lokale në Itali.
Avokati i tyre ka paraqitur si provë ndryshimin e shiritit ngjitës, e cila nuk është përdorur për paketimin e thasëve ku ishte fshehur kokaina në dheun e bimëve.
Me këtë pretendim, avokati i Kajmakut ka lënë të nënkuptohet se drogën mund ta ketë futur dikush tjetër pa dijeninë e dy shqiptarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur