Vetëvendosja në RMV? Analisti nga Shkupi: Janë të mirëpritur, 600 mijë shqiptarë ende të papërfaqësuar

15 Qershor 2020 | 08:02

Lëvizja Vetëvendosje do të shtrijë aktivitetin edhe në Maqedoninë e Veriut. Ish-kryeministri Albin Kurti, gjate tubimit të mbajtur ditën e premte në Prishtinë, me rastin e 15-vjetorit te themelimit bëri të ditur se pas Shqipërisë, Lëvizja  do të filloje iniciativën për formimin e Vetëvendosjes edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Do të ketë Vetëvendosje në Kosovë, Shqipëri, diasporë dhe në Maqedoninë e Veriut që në përvjetorin e ardhshëm të mos flasë vetëm Boiken Abazi, por edhe dikush tjetër nga Shkupi, Tetova a Kumanova”, – tha Albin Kurti ne fjalimin e mbajtur.

Pas kësaj deklarate ka pasur dhe reagime nga Maqedonia e Veriut, teksa deputeti i BDI, Artan Grubi, ka thënë se Kosova ka shumë punë për të bërë brenda shtetit dhe se nuk duhet të përzihet te votat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. 

Ndërkohë, analisti politik nga Shkupi, Visar Ademi tha për Euronews Albania se e mirëpret iniciativën e  Vetëvendosjes si një alternativë që mund të përfaqësonte më mirë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, deri tani të papërfaqësuar, sipas tij.

Z. Ademi tha se klasa politike në Maqedoni prej 20 vjetësh në pushtet favorizon vetëm një grusht personash në kurriz të 600 mijë shqiptarëve, të cilët detyrohen të emigrojnë në mungesë të shpresës.

“Ajo që kanë nevojë shqiptarët është cilësia e përfaqësimit në mënyrë që t’u kthehet dinjiteti që kanë pasur dikur shqiptarëve të Maqedonisë. 

Ka vend për një mendësi të re, nëse Vetëvendosja vjen me një mendësi të re, që nuk do hapin parti vetëm për 50 vetë, po të përfaqësohet shqiptari. Kemi problem me cilësinë e përfaqësimit, jo numrin e partive politike. Këto parti krijohen vetëm për zgjedhje, marrin nga një ministri, 10-15 funksionarë dhe shqiptari i zakonshëm mbetet pa punë, dhe i duhet të emigrojnë në Gjermani e Zvicër.

Modeli i VV ka jetëgjatësi politike dhe nuk krijohet vetëm për një interes të thjeshtë. E mirëpres qëndrimin e Kurtit, që mbase do t’i zgjojë partitë në RMV.  VV mund të jetë një rifreskim i klasës politike”, tha ai.

Mund të lexoni gjithashtu:

VV feston 15-vjetorin, Albin Kurti njofton krijimin e lëvizjes së re

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026