Boris Johnson premton më tepër ndihmë ushtarake për Ukrainën
Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se do të ofrojë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, gjatë një vizite në Kiev.
“Ne jemi këtu për t’iu dhënë qëndrueshmërinë strategjike që ju duhet”, tha Johnson të premtën, para një takimi të planifikuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ai nuk dha detaje se për çfarë ndihme bëhet fjalë.
Kievi ka kërkuar nga Perëndimi më shumë artileri të rëndë, duke përfshirë obusët dhe lansueset e raketave, duke thënë se Rusia ka shumë më shumë pajisje ushtarake.
Ukraina është duke humbur gradualisht territor në rajonin lindor të Donbasit për shkak të armatimit të madh rus, kanë thënë ekspertët.
Megjithatë, forcat ukrainase janë duke vazhduar të bëjnë rezistencë të ashpër.
Johnson, i cili ka realizuar vizitën e dytë në Kiev që nga fillimi i luftës, tha se forcat ruse janë duke u përballur me numër të madh viktimash.
Vizita e Johnsonit vjen një ditë pas vizitave që kanë realizuar liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë në Kiev, si shenjë e mbështetjes për Ukrainën.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit