Shkodra pikë e nxehtë kanabisi, në pak ditë zbulohen dhjetëra parcela
Shkodra duket se do të jetë një hot/spot për këtë vit sa i takon kultivimit të kanabisit. Historikisht një zonë me risk, në vetëm pak ditë në këtë qark janë zbuluar dhjetëra parcela.
Krehja e zonës nga policia e Shkodrës, ka bërë që në këtë qark të konstatohet rritje e kultivimit të kanabisit në tokë të hapur.
Në fshatin Vallas policia lokale arrestoi 6 persona, sekuestroi 246 kg kanabis dhe asgjësoi qindra bimë në proces tharje e të mbjella.
Organizatorët e parcelave dhe rekrutuesit e punonjësve Admir Selgjekaj e Arian Popa u shpallën në kërkim bashkë me 6 persona të tjerë.
Pak ditë më parë policia e Shkodrës zbuloi disa parcela edhe në Velipojë për të cilat përfunduan në pranga 4 efektivë për shpërdorim detyre.
Edhe fluturimet e para të Guarda Di Financa janë fokusuar në zonën veriore të vendit e cila klasifikohet me risk.
Burime nga policia bëjnë me dije për Euronews Albania se në rastet e konstatuara deri më tani është vënë re se trafikantët po përdorin farën 3-mujore, e cila ka prodhim më të ulët por korret më shpejt.
Sipas raportit të prokurorisë, gjatë vitit 2021 në vend u rrit me 10 % numri i procedimeve për kultivim kanabisi, në krahasim me 2020-ën.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës