Paralajmërimi për bojkotin e Samitit, Berisha: Rama bën çfarë i thotë Vuçiç
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se paralajmërimi i Ramës për bojkot të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, tregon se ai është vasal i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Në një konference për mediat, Berisha u shpreh se Rama konsolidoi lidhjen me Beogradin dhe Moskën, përmes nismës rajonale, Ballkani i Hapur.
Sipas tij, ky proces ka sjellë një përçarje midis Shqipërisë dhe Kosovës.
“Në këtë proces u konsoliduan në një mënyrë apo në një tjetër, lidhjet jo vetëm me Beogradin, por edhe me Moskën. Ne jemi dëshmitarë për këtë. Ky proces solli një përçarje dhe luftë të ftohtë midis Shqipërisë dhe Kosovës.
“Ndodhi që një aventurier, vasal pa interesa vendi dhe interesa kombëtare të deklarojë dje se refuzon ftesën dhe nuk kam pse shkoj në Bruksel. Ky vendim merret në Beograd dhe shpallet. Kurse Rama e thotë çfarë vendos padroni. Kurrë ndonjëherë fati ynë nuk ka qenë më larg duarve tona se sa këtë herë”, theksoi Berisha.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia