Një tjetër vaksinë falas, rreth 30 mijë fëmijë do ta përfitojnë

7 Tetor 2019 | 14:25

Një tjetër vaksinë falas u shtua në listën e kalendarit kombëtar të vaksinimit. Bëhet fjalë për vaksinën e Rotavirusit, e cila deri më sot kushtonte 100 dollarë dhe prindërit e kryenin privatisht.

Ministria e Shëndetësisë, përmes një statusi në Facebook shkruan se kjo vaksinë është në kalendarin e vaksinave që nga data 1 tetor dhe familjet shqiptare do të kursejnë tashmë 3 milionë dollarë.

Nga kjo vaksinë do të përfitojnë rreth 30 mijë fëmijë në vit.

Vaksina e Rotavirusit do të jepet me 3 doza nga goja për moshat 2, 4 dhe 6 muajsh. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, i gjithë stafi mjekësor është trajnuar për të ofruar këtë shërbim. 

Me futjen e vaksinës së re, kalendari i vaksinimit ka 12 vaksina të detyrueshme për fëmijët.

 

Po, çfarë është sëmundja e Rotavirusit?

Sëmundja e Rotavirusit prek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Simptomat që Rotavirusi mund të shkaktojë janë: diarre, të vjella, ethe dhe dhimbje barku.

Rotavirusi përhapet me lehtësi tek fëmijët. Ata mund të marrin Rotavirusin dhe nga një fëmijë tjetër që e ka këtë sëmundje. Kjo mund të ndodhi, nëse një fëmijë vendos në gojë duart e palara, një objekt, ushqim ose lëngje të kontaminuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026