Tabaku: S’kam pritshmëri nga samiti i BE-së për negociatat
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaron se nuk ka ndonjë pritshmëri nga samiti i BE-së sa i përket çështjes së negociatave me Shqipërinë.
Ajo tha se procesi i negociatave është bllokuar prej 8 vitesh për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe mungesës së reformave.
“Nuk kam ndonjë pritshmëri nga samiti në lidhje me ndryshimin që mund të ndodhë me Bullgarinë sepse nuk kemi akoma asnjë vendimmarrje. Sot është vetëm fillimi i një procesi që për 8 vite është bllokuar për shkak të mungesës së reformave dhe vullnetit politik. Këtë mungesë vullneti politik dhe mungesë reformash ne jemi duke u përpjekur që tja japim fajin të tjerve. Unë gjykoj që heqja e fajit nga Bullgaria dhe heqja e vetos nga Bullgaria, do na ndihmojë këtu si vend që të fillojmë me vërtet që të punojmë”, u shpreh Tabaku për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet