Forcat ruse marrin kontrollin e dy qyteteve në Ukrainën Lindore
Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qyteteve Loskutivka dhe Rai-Oleksandrivka në Ukrainën Lindore dhe vazhdojnë të bëjnë përparime të ngadalta, por të qëndrueshme.
Ndërsa luftimet intensifikohen, guvernatori rajonal i rajonit lindor të Donetskut thotë se asnjë qytet nuk është i sigurt për banorët.
Për disa fshatra, linjat e furnizimit mund të ndërpriten në çdo moment dhe vullnetarët po punojnë për të evakuuar ata banorë që ende nuk kanë ikur.
Por disa refuzojnë të largohen, duke thënë se më mirë do të ishte të “ribashkoheshin” me rusët.
Në të njëjtën kohë, Ukraina thotë se po regjistron cdo ditë nga 2 deri në 300 krime lufte të kryera nga forcat ruse në territorin e saj.
“Hetuesit e policisë kombëtare kanë nisur gjithsej 19,111 procedime penale që nga fillimi i agresionit ushtarak për faktet e krimeve të kryera në territorin e Ukrainës nga ushtarakët e forcave të armatosura të Federatës Ruse dhe bashkëpunëtorët e tyre”, shprehet Oleksi Serhieiev, Shef i Reagimit Operacional të Policisë Kombëtare të Ukrainës.
Dokumentet e klasifikuara të inteligjencës amerikane thonë se marinës ruse i është dhënë urdhër të vendosë mina në portet e Odesës dhe Ochakiv dhe tashmë ka minuar lumin Dnieper, si pjesë e një bllokadë të vazhdueshme të eksporteve të grurit ukrainas.
LEXONI GJITHASHTU
Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë