Dita e dytë e samitit të BE-së, diskutime për ekonominë europiane
Këtë të premte udhëheqësit evropianë janë mbledhur për ditën e dytë të samitit, ku do të disktuohet për ekonominë, pasi morën vendimin historik një ditë më parë për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin vendit kandidatit.
Rritja e kostos së jetesës, rritja e inflacionit dhe siguria ushqimore janë në krye të axhendës për liderët e BE-së, të cilëve do t’u bashkohen në diskutimin e tyre presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde dhe shefi i Eurogrupit, Pascal Donohoe, shkruan Euronews.
Kriza energjetike, ndonëse nuk është formalisht në axhendë, do të diskutohet gjithashtu.
Pas takimeve të djeshme në Bruksel, kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri RMV, Dimitar Kovaçevski u shprehën të zhgënjyer.
Kryeministri Rama tha se Shqipëria ka tetë vite që pret t’i hapen zyrtarisht negociatat.
Ndërsa Kovaçevksi u shpreh se qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë të trajtohen më shumë respekt.
Në të njëjtën linjë është edhe Aleksandër Vuçiç, i cili shprehu mbështetjen për Shqipërinë dhe RMV, negociatat me të cilat siç tha duhet të ishin çelur me kohë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës