Pajisje që ruan distancën kundër COVID-19, kompania gjermane beson tek saktësia e saj

16 Qershor 2020 | 15:09

Prodhuesi gjerman i elektronikës Phytec ka arritur të krijojë një gjurmues që është i aftë të ruajë distancën sociale, një mjet i krijuar veçanërisht për të luftuar Covid-19.

Pajisja e quajtur ‘Distancer’ është projektuar të vishet rreth qafës.

Kompania  thotë se pajisja mundëson matje shumë të sakta të ndarjes nga njëra fytyrë në tjetrën.

Kompania pretendon se pajisja e saj mund të shmangë testimin e panevojshëm të punonjësve që mund të kenë punuar në afërsi të një kolegu të infektuar.

“Aplikacioni Corona, për të cilin të gjithë flasin për këto ditë, bazohet në Bluetooth. Dhe Bluetooth nuk është një protokoll për të matur distancat vetvetiu. Aplikacioni po e bën atë në një mënyrë relativisht të lehtë. Ajo mat forcën e sinjalit dhe llogarit distancën. Ultra-broadband mat kohën kur merr sinjalin për të udhëtuar nga një distancues në tjetrin dhe përsëri kthehet. Kjo është një metodë matëse shumë, shumë, shumë e saktë. do të thotë që ne e dimë saktësisht se sa larg është personi tjetër,” – thotë inxhinieri Martin Podolszki.

Phytec thekson që këto të dhëna ruhen  përmes komunikimit të koduar Bluetooth tek serverët e kompanisë.

“Ne ofrojmë një program vlerësimi me të cilin mund të zbuloni saktësisht se cilët persona  janë afruar. Kjo do të thotë se në rast të një infeksioni mund të them shumë saktë se cilët punonjës mund të jenë infektuar dhe cilët jo. Do të thotë që unë mund t’u drejtohem punonjësve individualë shumë specifik dhe nuk kam pse të dërgoj  shumë persona në karantine, unë mund të jem shumë i saktë në vendimet e mia,” – shtoi Podolszki.

Phytec aktualisht ofron një pajisje të thjeshtë për rreth 110 euro dhe një version me mundësi ndjekjeje për 160 euro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026