Ndërpritet marrja në pyetje e të dyshuarit kryesor për “zhvatjen”, merret nga ndihma e shpejtë
Prokuroria për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup mori sot në pyetje të dyshuarin kryesor në rastin “Zhvatja”, ish shoumenin Bojan Jovanovskin.
Marrja në pyetje e Bojan Jovanovskit zgjati shumë pak, pasi që gjysmë ore pasi e sollën nga burgu hetues i Shkupit, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Ndihma e shpejtë erdhi menjëherë, dhe e morri për ta dërguar në spital, në shoqërim edhe të makinës së burgut që i shkonte nga pas.
Avokati i Jovanovskit, Sasho Dukovski tha se ishte tmerruar kur e kishte parë klientin në atë gjendje, me të vjella dhe marramendje.
“Secili njeri ka të drejtë që të jetojë, pasi kjo është një e drejtë elementare. Mendoj se secilit duhet t’i ofrohet ndihma adekuate mjekësore. Deri më tani klienti im ka qenë më shumë se njëzetë herë në mjek specialist, dhe ata i kanë rekomanduar shtrirje në spital”, tha avokati Dukovski.
Bojan Jovanovski do te duhet të japë dëshmi ndonjë ditë tjetër, ndërsa ish prokurorja speciale Katica Janeva, siç kemi mësuar nga avokatja e saj, do të mbrohet me heshtje deri në fillimin e gjykimit.
Deri në fund të kësaj jave prokurorët kanë paralajmëruar përfundimin e hetimit dhe ngritjen e akuzës, pas çka do të dihet saktë se me çfarë ngarkohen të dyshuarit për “Zhvatjen”, korrupsionin 8 milion eurosh me të cilin biznesmeni i dyshuar në rastet e Prokurorisë Speciale, do të duhej ta blente lirinë.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni