Rama dhuron gjak, Kryeministria i bashkohet nismës për kategoritë në nevojë
Kryeministri Rama dhe stafi i tij i janë bashkuar nismës së kryqit të kuq dhe kanë dhuruar gjak për kategoritë në nevojë.
Nismës së dhurimit të gjakut për kategoritë në nevojë iu bashkua këtë fillim jave edhe kryeministri Rama.
Në sloganin “Bashkoni përpjekjet dhe shpëtoni jetë” në ambientet e kryeministrisë u instalua njësia e lëvizshme e Kryqit të Kuq Shqiptar, ku punonjësit e administratës së këtij institucioni dhuruan gjak.
“Këtë duhet ta marrësh t’i përsipër ta organizosh, meqë është dhe në krye të punës për fëmijët, tek fëmijët është kryesorja, puna është t’i sqarosh njerëzit që dhënia e gjakut bën mirë, pasi ata nuk e dinë”, tha Rama.
Edhe këtë vit fushata sensibilizuese e dhurimit të gjakut synon të ndërgjegjësojë për rolin e rëndësishëm që luajnë dhurimet vullnetare të gjakut në shpëtimin e jetëve dhe rritjen e solidaritetit brenda komuniteteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut