Edhe një funksionar i Maqedonisë së Veriut i dyshuar në rastin “Zhvatja”
Prokuroria Themelore e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se nesër do të ngrejë akuzë kundër të dyshuarve në rastin “Zhvatja”. Deri më tani vetëm tre persona kanë qenë të dyshuar, ndërsa listës së të dyshuarve do ti shtohen edhe katër persona, në mesin e të cilëve edhe një funksionar aktual.
Prokurori publik Lubomir Joveski u shpjegoi gazetarëve se veprat penale me të cilat ngarkohen janë pastrim parash, mashtim dhe ndihmë në mashtrim. I akuzuari kryesor, Bojan Jovanovski ngarkohet me veprën e pastrimit të parave dhe mashtrimit, ndërsa të akuzuarit e tjetër për ndihmë.
“Do hapim hetim edhe për katër persona. Për veprimet që i keni theksuar edhe ju gazetarët, për pagesat prej 720 mijë eurosh nga një firmë e Strugës dhe një e Manastirit. Ditëve në vazhdim do ti marrim në pyetje. Prokurori publik në mënyrë shtesë do të vendosë se çfarë propozimesh për masë kujdesi do të kërkojë” deklaroi shkurt Lubomir Joveski, prokuror publik në Maqedoninë e Veriut
Nesër në konferencë për mediat, prokuroria themelore do të japë detaje shtesë lidhur me ecurinë e hetimeve në rastin “Zhvatja”
Rasti “Zhvatja” është një prej skandaleve më të mëdha korruptive aktualisht në Maqedoninë e Veriut, për shkak të përfshirjes së zyrtarëve të lartë, në mesin e të cilëve edhe ish prokurorja speciale Katica JAneva, e cila sipas prokurorisë, duhej ti shpëtonte nga përndjekja autorët e veprave penale, në këmbim të shumave të majme të parave.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni