Varhelyi tregon arsyen e vonesës së vizave për Kosovën

27 Qershor 2022 | 22:01

Parlamenti Evropian ka mbajtur sot në Bruksel, një seancë në lidhje me zhvillimet e fundit pas samitit mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit perëndimor javën e kaluar.

Në këtë seancë, temë ishte “Politikat e Zgjerimi i BE-së pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainën”, ku të pranishëm ishin deputetë nga Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, por edhe Turqia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Oliver Varhelyi, komisionari Evropian për Zgjerim, deklaroi se ditëve të fundit janë marrë vendime të rëndësishme në politikat e zgjerimit të BE-së dhe sipas tij, tashmë kjo është në nivelin e lartë të agjendës së BE-së.

“Javën e kaluara, Këshilli Evropian mbështeti opinionet e Komisionit Evropian për aplikimet për status të vendeve kandidat për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë”, tha ai.

Ai tha se të tri vendeve u është dhënë perspektiva për integrime duke iu bërë të qartë se reforma të mëdha duhet bërë në reformat e brendshme.

“Gjeorgjisë do t’i jepet statusi i vendit kandidat pasi t’i ketë kryer reformat e domosdoshme”, tha Varhelyi.

Duke folur për vendet e Ballkanit perëndimor, ai fillimisht u ndal te çështja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat nuk arritën të marrin datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE. Ai tha se në këtë kohë ndryshimesh të mëdha gjeopolitike, prioritet mbetet Ballkani Perëndimor.

“Jemi të përkushtuar që ta sjellim tërë rajonin në BE. Është më shumë se kurrë e rëndësishme që jo vetëm të lëvizim shpejt por të vendim tërë përkushtimin dhe dëshirën e të gjitha institucioneve”, tha Varhelyi.

Ai ndërkaq tha se Kosova vazhdon edhe më tej të presë liberalizimin e vizave. Ai deklaroi se kjo është një çështje tek e cila duhet të ecë përpara.

“Por duhet të jemi të qartë se janë disa fusha si lufta kundër krimit të organizuar e trafiqe, në të cilat vendet anëtare presin rezultate të qarta”, tha ai.

Varhelyi tha se Komisioni Evropian është gati ta ndihmojë Kosovën në mënyrë të ngjashme me Shqipërinë për të vendosur një hartë, bashkë me vendet anëtare për të adresuar shqetësimet specifike.

“Vendet anëtare të BE-së, policia, dhe mekanizmat  e tjerë, duhet të përfshihen në terren për ta ndihmuar Kosovën”, tha ai.

“Nga ana jonë jemi të gatshëm të japim të gjithë mbështetjen financiare e politike në këtë proces”, shtoi ai.

Sa i përket dialogut mes Prishtinës e Beogradit, Varhelyi tha se Komisioni ka nevojë të shohë përkushtim të qartë.

Ai tha se mbështetja do të vazhdohet për vendet e Ballkanit Perëndimor duke përdorur mekanizmat e BE-së si në ato të sigurisë, ashtu edhe në ato ekonomike, si rrjeti i gazit.

Varhelyi tha se shumë përpjekje janë bërë për të tejkaluar mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së veriut. “Jemi gati të mbërrijmë”, tha Varhelyi, duke kërkuar nga të gjithë aktorët që të bëjnë hapin  final.

Varhelyi tha se shpreson shumë që konferenca ndër qeveritare me Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë, do të mbahet brenda disa ditëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026