Lajçak: Marrëveshjet e miratuara Kosovë-Serbi duhet të zbatohen
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, beson se tani është momenti që të fillohen takime më të shpeshta mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksanër Vuçiç.
“Jam angazhuar nëpër takime individuale që takimi i radhës të ketë rezultatet që dëshirojmë t’i shohim”, u shpreh Lajçak.
Sipas tij, uniteti politik është shumë i rëndësishëm për ecjen përpara të dialogut.
Lajçak foli edhe për rëndësinë e zbardhjes së fatit të të pagjeturve dhe ka thënë se shpreson që do të miratohen dokumentet, të cilat janë duke punuar grupet punuese.
“Nuk duhet të ndalemi derisa të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve”, shprehet Lajçak.
Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800.000, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000.
Të zhdukur, edhe sot e kësaj dite, mbeten ende mbi 1. 600 persona.
Diplomati i lartë evropian, i pyetur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tha se marrëveshjet e miratuara duhet të zbatohen.
“Është zotim të cilin e ka pranuar Kosova, përfshirë miratimin në Kuvend, ka një parim të së drejtës ndërkombëtare që thotë se ajo për të cilën është arritur pajtueshmëri, duhet të zbatohet”, u shpreh ai.
Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme, por zbatimi i shumicës së tyre ka ngecur.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania